LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçarja hapi ekspozitën e saj fotografike

Trevjeçarja hapi ekspozitën e saj fotografike

Edhe pse është vetëm tri vjeçe, vogëlushja Ruby Ellenby tashmë ka hapur ekspozitën e saj të parë personale të fotografisë. Ruby është dëshmi e gjallë se kurrë nuk është herët për të zbuluar dhe zhvilluar talentin.

Kjo vajzë që në moshë të re e di saktë se me çfarë dëshiron të merret në të ardhmen.

Ruby jeton në San Francisco me prindërit Jeanne dhe Peter, të cilët e kuptojnë dhe përkrahin Rubyn në pasionin e saj, sepse edhe ata vetë janë fotografë.

Ruby bën fotografi nga perspektiva e saj si fëmijë: gjethet në rrugë, shkronjat në rrugë, ngjarje nën tavolinë gjatë drekës.


“Kam mësuar një gjë duke e parë atë se si punon: duhet fotografuar atë objekt që e ke më së afërmi. Ajo është e vogël dhe shpesh fotografon objekte që janë në dysheme”, thotë babai Peter. /Telegrafi/