LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçarja bën tatuazhe

Trevjeçarja bën tatuazhe

Ruby Dickinson (3 vjeçare) zyrtarisht është mjeshtre më e vogël e tatuazheve në botë, ndërsa profesionin e ka mësuar nga i ati, Blane (36 vjeçar), i cili punon në një studio tatuazhi në Wales.

Blane ka blerë një aparat të vogël pistoletë për të vizatuar tatuazhet, e që është i dizajnuar special për “duar të vogla”.

Ruby aparatin e parë për tatuazhe do ta marrë si dhuratë në ditëlindjen e katërt. “Ruby mezi pret të marr aparatin e tatuazheve. Ajo dëshiron të bëhet mjeshtre e tatuazheve”, tha babai i saj.

Ajo mëson këtë art çdo ditë pasi kthehet nga çerdhja, ndërsa në sallonin e babit ka edhe lodrën me të cilën mëson si të bëjë tatuazhe. Siç thotë Blane, Ruby tashmë është në gjendje të vizatojë merimangën. /Telegrafi/