LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçari peshon 60 kilogramë

Trevjeçari peshon 60 kilogramë

Nëna e shkretë nga qyteti Guangzhou në jug të Kinës po i lut mjekët ta ndihmojnë që të zvogëlojë madhësinë e super-djalit të saj të vogël – i cili peshon 63 kilogramë.

Trevjeçari Xiao Haou është dëbuar nga disa çerdhe lokale, pasi për shkak të peshës, është i rrezikshëm për fëmijët tjerë, shkruan orange.co.uk.

“Ai nuk është i keq, vetëm se është i madh dhe i pëlqen të luajë. E dërgoj për not, por vështirë t’i gjejë një palë brekë tamam, bile edhe rrathët në formë gome për not janë të vogla për të”, thotë nëna Xiao Lin.

Disa mjekë besojnë se Xiao vuan nga një çrregullim i hormoneve të rritjes, derisa të tjerët thonë se është viktimë e sindromës “Mbreti i vogël” – sindroma e llastimit në familjet kineze në të cilat lejohet që të kenë vetëm një fëmijë.


“Ai nuk është vetëm me peshë të tepërt por është edhe shumë i gjatë, por mundemi ta ndihmojmë nëse problemi tek ai janë hormonet. Sidoqoftë nuk duhet të vazhdojë më kështu, sepse zemra e tij nuk mund të durojë më”, thotë dr. Lu nga spitali i fëmijëve Hong Guangdong. /Telegrafi/