LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçari për pak sa nuk mbytet në pishinë, derisa para syve të tij qëndronin instruktoret që nuk e shihnin duke luftuar për jetë (Video)

Trevjeçari për pak sa nuk mbytet në pishinë, derisa para syve të tij qëndronin instruktoret që nuk e shihnin duke luftuar për jetë (Video)

Një djalë trevjeçar në veriperëndim të Kinës për pak sa nuk e humbi jetën, kur goma me ajër që e kishte të vendosur në bel iu rrokullis dhe përfundoi me kokë në ujë dhe këmbët lart, ku për afro dy minuta luftonte t’i mbijetonte më të keqes.

Dy instruktoret që po qëndronin me shpinë të kthyer në pishinën e mbushur me fëmijë, nuk e kishin vërejtur vogëlushin që po mbytej, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht në sekondat e fundit njëra nga instruktoret e vërejti vogëlushin me këmbët lart, të cilin e nxori nga uji pavetëdije. Edhe pse i ka shpëtuar vdekjes, ai vazhdon të jetë i shtrirë në qendrën e kujdesit intensiv.


Vogëlushi ishte pjesë e një ekipi të fëmijëve që po ndiqnin një kurs noti në çerdhen e tij në qytetin kinez Zhangjiakou. Ndërkaq kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar instruktoret për neglizhencë.

Por, është interesant se si njëra nga instruktoret ishte brenda pishinës dhe po merrej me fëmijët tjerë, derisa vogëlushi i gjorë po luftonte për jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori