LAJMI I FUNDIT:

Tretman i “zjarrtë”

Tretman i “zjarrtë”

Mjeku Han Li i cili drejton një klinikë në Pekin ka shpikur një tretman të ri para të cilit ai lutë pacientët të shtrihen në një tavolinë të lyer me vaj të cilës më pas ia vë flakën.

Pacientët thonë se terapia me flakë ofron një relaksim të plotë pa marrë parasysh zjarrin. Për më tepër disa pacientë siç është zyrtari lokal Li Chanling i cili vjen për trajtime tri herë në javë thotë se nxehtësia, e cila kalon nëpër tërë trupin e tij krijon një ndjenjë të rehatisë.

“Duket e rrezikshme, por nuk është ashtu nëse kryhet si duhet. Kurrë nuk kemi pasur probleme me djegiet”, thotë mjeku Han Li, përveç trajtimit të ri ai ofron edhe shërbime të akupunkturës. /Telegrafi/