LAJMI I FUNDIT:

Trepça fillon punën për sezonin e ardhshëm, blindon trajnerin dhe dy yjet të ekipit

Trepça fillon punën për sezonin e ardhshëm, blindon trajnerin dhe dy yjet të ekipit

Nënkampioni i Kosovës, Trepça, vetëm një javë pas humbjes, ka treguar se nuk do të dorëzohet për sezonin e ardhshëm, duke rinovuar me trajnerin dhe yjet e skuadrës.  

Trajneri Lubomir Minchev do të jetë në krye të KB Trepçës edhe për sezonin 2022/23.

Klubi nga Mitrovica, ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Minchevin edhe për një vit.


Krahas trajnerit Minchev, Trepça për edicionin e ri ka zyrtarizuar edhe dy yjet e skuadrës Drilon Hajrizi dhe Amin Hot. Të dy ishin ndër më të dalluarit në sezonin e fundit.

Bullgari Minchev e mori drejtimin e Trepçës para fillimit të edicionit 2021/22 dhe e udhëhoqi drejt sukseseve.

Ai arriti të triumfojë në Kupën e Kosovës, sukses ky që i ka munguar Trepçës prej vitit 2012, ndërsa mitrovicasit arritën deri në finale të pley-offit të Superligës për t’u mposhtur nga Golden Eagle Ylli në këtë seri me rezultatin 3-1.

Skuadra mitrovicase luajti edhe në finalen e turneut të Superkupës së Kosovës, ku pësoi nga Ponte Prizreni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori