Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë me Pakicë në Kosovë për periudhën TM1 2013 – TM4 2014.
Sipas statistikave të ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka pasur rritje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, në: tregtinë me pakicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 20.6%; tregtinë me pakicë të pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara për 10.8%; dhe tregtinë me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje për 24.2%.
Kurse, po sipas ASK-së, rënie kanë pasur: tregtia me pakicë në dyqane, jo të specializuara, dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara për 3.9%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 6.9%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar për 4.8%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 21.2%; dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 0.6%.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, rritje kanë pasur: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 2.9%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 11.7%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 14.8%; dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 31.5%. Kurse rënie kanë pasur: tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar për 2.9%; tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara për 2.1%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 5.3%; tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 16.6%; dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje për 15.5%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Kurse sa i përket numrit të punëtorëve, në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, ka pasur rritje te: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 30.4%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 0.4%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar, për 0.5%; dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara, për 2.0%.
Ndërkaq, numër të njëjtë të punëtorëve, me tremujorin paraprak, kanë pasur: tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje.
“Rënie të numrit të punëtorëve kanë pasur: tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 0.7%; tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara, për 2.8%; dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 1.3%”, shtohet në njoftim.
Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2013, në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka pasur rritje të numrit te punëtoreve te: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 55.8%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 28.6%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 2.9%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar, për 3.1%; tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara, për 23.4%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, për 2.9%; tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 10.5%; dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje, për 11.3%.
Kurse, rënie të numrit të punëtorëve kanë pasur: tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara, për 8.8%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia