Transferet e gazetarëve
Tradita e vendeve që kanë kaluar nëpër tranzicion pas ndryshimeve të sistemeve politike, sidomos shteteve të krijuara nga ish-Jugosllavia, ku kemi pasur një laramani lëvizjesh që bëheshin nga ana e gazetarëve, të cilët, së paku tentonin të bëheshin politikanë dhe, politikanët që luanin rolin e gazetarit, ka vazhduar edhe në Kosovë. Këto lëvizje pozitash nuk paraqesin asgjë tjetër, përveç një mungese të një vije ndarëse profesionale, në mes të mediave dhe politikës.
Derisa në disa vende me zhvillim të lartë të demokracisë, siç janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Austria etj., ekziston vijë ndarëse profesionale në mes të mediave dhe politikës. Megjithatë, kjo nuk po ndodhë në Kosovë. Në Gjermani, zakonisht, partitë politike në hierarkinë e lartë të tyre nuk zgjedhin gazetar. Për partitë politike gjermane, shumë më e rëndësishme është që gazetarët e njohur të kenë bindje të përafërta me programin e tyre dhe këto bindje t’i shpalosin nëpër media. Austria, ka një ndarje me striktë të vijës mes politikës dhe mediave. Shembulli më i mirë i kësaj është moderatorja e televizionit ORF, Ursula Stenz, e cila ishte simpatizuese e Partisë Popullore Austriake, me ç’rast, kryetari i kësaj partie, i ofroi të kandidohet për deputete të partisë së tij në Parlamentin Evropian. Ajo pranoi të bëhej eurodeputete, por humbi vendin e punës si moderatore, pasi nuk mund të kthehej prapë me të përfunduar mandatin e saj si deputete.
Në Kosovë, në këto vitet e fundit nuk u pa një vijë ndarëse në mes të politikës dhe mediave. Gazetarët lëviznin, bëheshin, ose së paku tentonin të bëheshin politikanë, për të ruajtur pozitën e tyre, që prapë duke u kthyer si gazetar. Edhe pse kjo traditë e transfereve në Kosovë është më e hershme, hov të madh ka marrë pas vitit 1999, nga Zgjedhjet e para të organizuara në Kosovën e lirë. Nga kjo kohë, jemi dëshmitarë të shumë gazetarëve, të cilët si shërbëtorë të partive të caktuara politike, shpërbleheshin me mundësinë e përfshirjes në lista për të kandiduar për deputet. Dhe, për dallim nga moderatorja austriake, e cila fitoi mandatin si deputete, por e humbi punën si moderatore, në shumicën e rasteve sidomos në zgjedhjet e përgjegjshme të vitit 2007, të gjithë gazetarët kosovarë, siç ishte Shkelzen Maliqi, Halil Matoshi etj., të transferuar në listat e partive politike (ish- partia ORA), nuk e fituan besimin e qytetarit për t’i përfaqësuar në Parlament, por, pa fije problemi u kthyen në pozitat nga kishin ardhur (gazetarit, apo redaktorit), duke u paraqitur menjëherë në opinion me analizat e tyre prej gazetarësh, apo analistësh të “pavarur”, karshi proceseve politike që zhvilloheshin.
Transferet politiko-gazetareske nuk u ndalen as në Zgjedhjet e fundit të përgjithshme, të cilat filluan në dhjetor të vitit të kaluara, por të cilat nuk dihet kur do të përfundojnë. Ashtu, porsi në klubet futbolli, ku skuadrat e forta për nga buxheti, gjatë afateve kalimtare, transferojnë shumë futbollistë, për të cilët mendojnë që skuadrave të tyre do t’u sjellin fitore, edhe në Kosovë, partitë politike të mëdha bënë transferimet e tyre, duke marrë gazetarë, për të cilët menduan që do t’ju sjellin fitore.
Në krye të listës së transfereve të gazetarëve u vendos Partia Demokratike e Kosovës, e ndjekur nga partitë tjera. PDK-ja, si transfer kryesor pati kryeredaktorin e gazetës “Express”, Berat Buzhala, i cili në opinion njihej si njëri nga analistët më të preferuar medial, që ftohej nga to për të shtjelluar temat më të rëndësishme politike në Kosovë, i pasuar nga gazetarët, si Ilir Mirena, Petrit Selimi etj. Pasi PDK-ja është në krye të listës të transfereve të gazetarëve, edhe sytë e opinionit publik janë të drejtuar nga kjo parti dhe nga rezultatet e dala nga këto transfere. Por, në bazë të asaj që është duke u parë deri me tani, PDK-ja, edhe pse ka dalë partia e parë politike në Kosovë, duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, transferimet e bëra me gazetarë, kanë qenë të dështuara. Me Beratin, si kryetransfer, PDK-ja nuk e ka fituar asnjë votë më shumë në bazën nga është deleguar ai, në Klinë, as në Kosovë, përveç që ka krijuar probleme në degën e kësaj partie në këtë qytet. Po ashtu, edhe me Ilirin dhe Petritin, PDK nuk ka fituar asgjë, sepse, që të dy kanë numër simbolik të votave të fituara (shih rezultatet e kandidatëve të PDK-së, të publikuara në disa media), përveç të shkaktimit të pakënaqësisë te një numër i aktivistëve të vet, të cilët duke pretenduar në kontributin direkt që kanë dhënë në këtë parti, kanë pasur dëshirë të madhe të jenë të përfaqësuar në listën e kandidatëve.
Me Beratin, PDK ka humbur një gazetar shumë të mirë dhe një analist të “pavarur” dhe shumë të preferuar nga mediat, edhe pse në debate çdokush e ka vërejtur “pavarësinë” analitike të tij, e cila shkonte në favor të kësaj partie (PDK-së), dhe të politikës së saj qeverisëse, edhe atëherë kur nuk ka qenë ashtu. Edhe me Ilirin dhe Petritin, PDK ka humbur dy gazetarë dhe analistë, të cilët shumëherë me analizat e tyre prej analistëve të “pavarur”, kanë qenë promovues dhe fuqizues para opinionit kosovarë, të politikave të PDK-së. PDK-ja, pa Beratin dhe me ndonjërin nga kandidatët e propozuar nga dega e saj në Klinë, hiq Blerta Maliqin, (po ashtu gazetare), e cila në Klinë në bazë të rezultateve të KKZ-së të kësaj komune, është më e votuar se Berati, do të fitonte më shumë vota, nëse jo më shumë vota, kandidati do të ishte më i votuar sa ka dalë Berati në Klinë, që nuk fitoi as gjysmën e votave të cilat i fitoi kjo parti në këtë qytet. Pa Beratin, Ilirin dhe Petritin në listë, PDK-ja do të kishte tre gazetarë dhe analistë më shumë në mbështetje të politikave të saja, në veçanti Berati, që ngjet si analisti më i preferuar i mediave.
Për PDK-në, më mirë ka qenë dashur që të ndjek politikat e partive gjermane, të cilat më të rëndësishëm e vlerësojnë, që një gazetar dhe analist të njohur ta kenë përkrahës të programit të tyre politik, dhe këtë program ta shpalosin nëpër media, se sa të kenë brenda në parti. Por, dështimet e transfereve të bëra nga PDK-ja nuk janë problematike për Kosovën, sa është problematike një çështje tjetër: përfundimi i mungesës së vijës ndarëse profesionale në mes të politikës dhe mediave. A thua pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, Kosova do të vazhdojë të jetë vend i mungesës së vijës ndarëse profesionale në mes të politikës dhe mediave, apo, do të përmbyllim fazën tranzicionale në këtë fushë, ku edhe në Kosovë do të kemi vijë ndarëse profesionale në mes të politikës dhe mediave, ashtu siç e kanë vendet me demokraci të zhvilluar?
Nëse mediat dhe shoqëria kosovare nuk i ndëshkojnë gazetarët që kanë hyrë në politikë, pa marrë parasysh, a e fitojnë mandatin e deputetit apo jo, ashtu siç është ndëshkuar moderatorja austriake e televizionit ORF, Ursula Stenz, e cila, edhe pse ishte moderatorja më e dashur në Austri, ku mediat dhe shoqëria austriake pas ngjyrosjes së saj me petkun politik, nuk e pranuan që ajo prapë të jetë pjesë e mediave, që edhe gazetarët kosovarë të zhytur me petkun politik, të mos gjejnë hapësirë të punojnë në media, atëherë Kosova do vazhdojë të mos përfundojë tranzicionin as në këtë fushë, sikur nuk po mundet të përfundojë tranzicionin edhe në shumë fusha të tjera.
(Autori është drejtor i Zyrës për Komunikim Publik në Ministrinë e Drejtësisë. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin