LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Vojvodinas arsyeton tifozët serbë: U provokuan me flamurin shqiptar

Trajneri i Vojvodinas arsyeton tifozët serbë: U provokuan me flamurin shqiptar
(Foto: Ansa/Sport.sky.it/021.rs)

Trajneri i Vojvodinas, Nenad Lalatovic, e ka komentuar ndërprerjen e ndeshjes në Brescia pas hyrjes së huliganëve serbë në fushë.

Sfida miqësore e zhvilluar në Orzinuovi të shtunën, u ndërpre në pjesën e dytë, pasi dhjetëra huliganë serbë hynë në fushë për t’u konfrontuar me disa persona që nxorën flamurin shqiptar në pjesën tjetër të tribunave.

“U përpoqën t’i provokonin tifozët tanë që ata t’i kalojnë mburojat. Ne u përpoqëm t’i qetësojmë, por as neve nuk do të na vinte mirë që dikush të na shante vendin në gjuhën shqipe”.


Kaos në ndeshjen Brescia - Vojvodina: Huliganët serbë hyjnë në fushë pas valimit të flamurit shqiptar në tribuna
Lexo po ashtu Kaos në ndeshjen Brescia - Vojvodina: Huliganët serbë hyjnë në fushë pas valimit të flamurit shqiptar në tribuna

“U pa një grup prej 20 të rinjsh, të cilët prisnin që tifozët tanë t’i kalonin mburojat dhe kushedi se çfarë do të ndodhte”, ka thënë Lalatovic për 021.rs.

(Foto: Ansa/Sport.sky.it)

Ndeshja për herë të parë ishte ndërprerë në gjysmën e parë, kur gjyqtari Daniel Amabile e ndëshkoi me karton të kuq trajnerin Lalatovic dhe ekipi serb kërcënoi me largim nga loja, por pastaj lojtarët u kthyen.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë loja u ndërpre gjatë kohës kur Brescia ishte në avantazh prej 2-1. Theksojmë se pjesë e klubit italian është edhe mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj. /Telegrafi/

(Foto: Sport.sky.it)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori