LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia e Tises – kambanë pёr ndryshim!

Rasti qe ndodhi nё lumin Tisa nё mes tё kufirit Serbi –Hungari dhe ku dyshohet tё kenё humbur jetёn mbi 15 persona, ёshtё njё tragjedi e cila i trondit familjet e viktimave por jo dhe qeverinё. Kjo ngjarje troditёse ndodhi nё kohёn kur qeveria edhe partitё tona politike ishin shumё tё zёna me fushatat elektorale duke u munduar ti shpalosin filozofitё e politikave tё tyre, qё si qёllim parimor sipas atyre kanё qytetarin.

Mirëpo kjo tragjedi nxori nё shesh tё vёrtetën se sa e pёrkushtuar ёshtё qeveria jonё pёr mirёqenien dhe gjendjen ekonomike tё qytetarit nё Kosovё, dhe sa ёshtё e gatshme qeveria tё jetё pranё qytetarit kur ai ka nevojё pёr tё.


Ёshtё me tё vёrtetё pёr t’u habitur se si qeveria ka reaguar nё kёtё tragjedi nёse e rikujtojm tragjedin e Ohrit dhe reagimin e qeverisё sё Maqedonisё dhe asaj tё Bullgarisё. Presidenti i Bullgarisë pёr dallim prej presidentit tonё kishte gjetur kohё tё shkonte nё vendin e ngjarjes dhe pёr dallim prej qeverisё tonё, qeveria e Maqedonisё kishte organizuar menjёherё njё seancё tё jashtёzakonshme.

Po ashtu vlen tё pёrmendet veprimi i Ministrit tё Transporteve tё Maqedonisё, Mile Janakievski, i cili pёr shkak tё tragjedisё kishte dhёnё dorёheqje. Kryeministri dhe presidenti jo vetёm qё nuk kanё pasur kohё ta vizitojnё vendin e ngjarjes por ata as nuk kanё insistuar qё si shtet ta marrin pёr detyrё gjetjen a fatit tё viktimave. Pёr mё tepёr kryeministri dhe partitё tjera nuk i kanё ndёrprerё asnjё minut tё vetёm fushatat elektorale pёr tu marrë me rastin nё tёrsi.

Sipas qeverisё, kjo ngjarje tronditёse ёshtё njё tragjedi pёr tё cilёn mjafton tё mbahet njё ditё zie dhe tё ndihmohen familjet e viktimave me nga 10 mijё euro. Po familja Mirena, zoti Kryeministёr? A thua kush do ta gёzoj kёtё zemёrgjerёsin tёnden, kur famija Mirena dyshohet tё jetё shuar? Kjo i bie me njё fjalё tё mundohesh ta mbulosh dёshtimin, corrupsion, padrejtёsinё dhe turpin me para dhe njё ditё zie.

A mjafton vetёm ‘pёrkushtimi i thellё i Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs pёr gjetjen e shkaktarёve tё tragjedisё dhe sjelljen e tyre para drejtёsisё’, përderisa shkaqet e tragjedisё shtrihen mё thellё sesa vetёm kapja e personave tё dyshuar. Tragjedia e Tisёs nuk ёshtё vetёm pasojë e krimit tё organizuar nё Kosovё, por pasojё e dёshtimit tё qeverisё nё pёrmisimin e jetёs sё qytetarёve nё uljen e papunёsis dhe varfёrisё.

Shkatarёt e tragjedisё nuk janё vetёm ata qё e kryen krimin por edhe ata tё cilёt nuk bёnё asgjё qё ta pёrmisojnё gjendjen e rёnd ekonomike tё qytetarёve. Kapja e shkaktarёve tё tragjedisё nuk do ta eliminojë varfёrinë dhe papunёsinё e cila ekziston nё Kosovё dhe nuk do t’ia kthej vetёbesimin dhe dёshirёn e qytetarit tё jetoj nё Kosovё.

‘Pёrkushtimi i thellё’ i qeverisё pёr kapjen e tё dyshuarve, mbajtjen e njё ditё zie dhe 10 mijё euro ndihmё pёr familjet e viktimave nuk do ta zgjedh kёtё problem. Realiteti ekonomik nё Kosovё, varfёria dhe niveli i lartё i papunёsisё kanё qenё njё ndёr shkaqet kyresore qё i kanё shtyer kёta qytetarё tё gjorё tё biejn nё kontakt me kriminelёt si njё nga mёnyrat vetme qё tё largohen nga Kosova, nё pёrpjekje pёr tё gjetur njё jetё mё tё mirё. Dhe kjo nuk ёshtё vetёm njё tragjedi, ёshtё njё kambanё pёr ta zgjuar qeverinё dhe partitё tona politike se Kosova ka nevojё pёr ndryshim. Pёr ndryshim thelbësor e cili to nxirrte Kosovёn dhe qytetarin e saj nga kjo gjendje e mjerueshme ekonomike.

Kosova ka nevojё pёr njё qeveri qё do t’i merr pёrsipёr pёrgjegjёsitë e veta ndaj atyre qё ua japin votёn, tё jep pёrgjegjёsi para qytetarit pёr korrupsionin, krimin politikё, keqpёrdorimin e pushtetit dhe pёr paaftёsitë e saj tё udhёheq njё shtet.

Po ashtu, kjo tragjedi ёshtё kambanё edhe pёr mediat dhe rolin e tyre nё shoqёrinё kosovare. Kjo ngjarje tronditёse na la tё kuptojmë se, kur ёshtё fjala pёr njё festival filmi, apo njё kёngё magjike, mediat tona janё tё parat pёr tё dёrguar ekipet e tyre, mirëpo nё rastet si tragjedia e Tisёs tё duket se ende jemi nё kohërat e okupimit kur Kosovёs, i mungonin mediat dhe ekipet televizive.

Mediat tona as nuk u duken nё vendin e ngjarjes sikur tё kishin frikё nga fundosja nё lumin Tisa dhe u fshehën nёn mburojёn e kryeministrit. Ose sikur tё ishin tё preokupuara me punёt e tyre për shembull me zgjedhjen e drejtorit, nё kёtё rast RTK-ja. Ku mbetёn mediat qё e quajnё vetёn media tё pavarura dhe demokratike? Pse mediat nuk shkuan nё vendin e tragjedisë? Pse mediat, nё kёtё rast RTK-ja e cila financohet nga qytetarёt, nuk iu gjend afёr familjeve tё viktimave nё momentin kur ato pritnin me ankth pёr ndonjё lajm para televizioneve tё tyre?

Kjo tregon se RTK si medium i vetёm publik nuk ёshtё medium i qytetarit por medium i partive politike. Por jo vetёm RTK-ja, mediat nё pёrgjithёsi nё Kosovё kanё rёnё pre e manipulimeve tё partive politike dhe kan harruar pёrgjegjёsit qё i mbajnё pёr informim tё drejt tё qytetarёve.

Kjo tragjedi ёshtё edhe kambanё zgjimi pёr qytetarёt pasiv tё Kosovёs tё cilёt heshtin kur prej tyre pritet tё bёrtasin, tё cilёt i zgjasin dorёn politikanёve nё shenjё falenderimin nё kohёn kur ata duhet tё ndёshkohet, tё cilёt i duar trokasin politikave tё tyre mashtruese nё vend se ti kundrshtojnё. Pra ne si qytetarё duhet ta shёndrrojmё pasivitetin tonё nё aktivitet. Ne duhet tё jemi ndёshkues kur politikanёt e meritojnё tё ndёshkohen, duhet tё jemi falenderues kur ata e meritojnё tё falenderohen, duhet tё jemi mё ndryshe se ata qё jemi. Duhet tё ndryshojmё ne dhe me ne tё ndryshoj sistemin politikё nё Kosovё.

Pra, tragjedia e Tisёs nuk mund tё trajtohet vetёm si njё akt tragjik i kryer nga njё grup kriminelёsh, por si njё tragjedi shkaktarёt e sё cilёs shtrihen thellё nё sistemin politikё tё Kosovёs ku korrupsion, kriminaliteti dhe padrejtёsia e pёrcaktojn drejtimin e politikёs kosovare. Kosova ka nevojë pёr ndryshim. Por ndryshimi nuk do tё ndodhё pёrderisa qeveria vazhdon t’i injoroj problemet e qytetarёve, perderisa mediat punojnё pёr interesat e partive politike dhe i harrojnё obligimet e tyre ndaj qytetarit, dhe pёrderisa qytetari vazhdon tё jetё pasivё nё politikat e qeverisё tё cilat nё tё vёrtetё janё nё dёm tё qytetarit.
Andaj, tragjedia e Tisёs ёshtё kambanё qe na fton pёr ndyshim dhe ne duhet tё punojmё nё atё drejtim.

(Autorja është studente e politikёs dhe mardhёnjeve ndёrkombёtare nё London Metropolitan University)