LAJMI I FUNDIT:

Trafikojnë drogë me katapultë përtej kufirit

Trafikojnë drogë me katapultë përtej kufirit

Trafikuesit e drogës në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës kanë filluar ta transportojnë “mallin” e tyre me katapulte, shkruan Fox News. Trupat ushtarake të cilat sigurojnë kufirin kapën me kamerat e sigurisë të premten e kaluar disa njerëz të cilët po përgatisnin një katapultë dhe po hidhnin pakot përtej rrethojës së kufirit.

Katapulta tre metra e gjatë u zbulua e montuar në një automobil rreth 18 metra larg rrethojës së kufirit. Besohet se trafikuesit me këtë mjet dërgonin pakot e mbushura me marihuanë në largësinë deri në dy kilometra.

Pala amerikane njoftoi policët kufitarë meksikanë, të cilët kapën 15 kilogramë marihuanë, katapultën dhe automobilin. Trafikantët arritën të iknin. /Telegrafi/