LAJMI I FUNDIT:

Trafikantët e drogës bëjnë aksident para bazës policore

Trafikantët e drogës bëjnë aksident para bazës policore

Policia elite e Kenias e cila shkoi për t’i dalë në ndihmë një automjeti të tipit xhip i cili bëri aksident para stacionit të tyre u çuditën kur pasagjerët u larguan prej aty në këmbë, derisa nuk u afruan pak më afër për të kuptuar se automjeti ishte përplot me marihuanë.

"Kur pasagjerët refuzuan ndihmën dhe u larguan, policët u bënë të dyshimtë dhe kontrolluan automjetin ku edhe gjetën drogë me vlerë prej rreth 20.000 dollarësh amerikanë”, ka thënë shefi i policisë Joshua Omukata në Trans Mara për gazetën “The Standard”.

Anëtarët e njësisë elite paramilitare megjithatë nuk arritën t’i kapin trafikantët e drogës.