LAJMI I FUNDIT:

Doli të shëtitet me veturë, në pjesën e pasme mbante një luan – policia tajlandeze arreston shoferen

Doli të shëtitet me veturë, në pjesën e pasme mbante një luan – policia tajlandeze arreston shoferen

Policia në Tajlandë ka arrestuar një grua, që mbante një luan si kafshë shtëpiake dhe u filmua teksa udhëtonte me veturë me të  nëpër qytetin e Pattaya.

Një video e luanit duke parë kalimtarët nga pjesa e pasme e një veture është bërë virale, transmeton Telegrafi.


Luani i lidhur me zinxhirë u drejtua nga një burrë nga Sri Lanka, i cili që atëherë është larguar nga vendi dhe autoritetet besojnë se ishte një mik i pronarit të kafshës, Saëangjit Kosoongnern.

Edhe pse nuk është e jashtëligjshme të posedosh një luan në Tajlandë, ai duhet të regjistrohet zyrtarisht.

Saëangjit tha se e bleu luanin nga një burrë tajlandez në provincën Nakhon Pathom, i cili e dorëzoi atë në Pattaya.

Mirëpo, më vonë doli se zyrtarët nuk e kontrolluan objektin e tij ku ai mban kafshë, për këtë arsye shitja ishte e paligjshme, shkruan BBC.

Prandaj, Saëangjit përballet me akuzën për posedim të paligjshëm të një kafshe të egër, vepër kjo e cila parasheh dënim me një vit burg dhe një gjobë deri në 100,000 baht (rreth 2,500 euro).

Autoritetet gjithashtu synojnë të akuzojnë një burrë nga Sri Lanka për sjelljen e një kafshe të egër në një vend publik, i cili mund të ballafaqohet me dënim me burg deri në gjashtë muaj dhe një gjobë prej 50,000 baht. /Telegrafi/