Një kompani tekilash nga Nju Jorku festoi Kupën e Botës FIFA 2026, duke mbledhur dhjetëra njerëz për të luajtur në tavolinën më të gjatë të futbollit në botë.

Teremana Tequila mblodhi një tavolinë futbolli me gjatësi 525 metra, afërsisht sa gjatësia e 112 tavolinave të futbollit me madhësi standarde, transmeton Telegrafi.


Tavolina u testua në një rrugë në Bruklin më 11 korrik. Një gjyqtar i rekordeve botërore Guinness ishte i pranishëm për të konfirmuar se ajo mori titullin për tavolinën më të gjatë të futbollit në botë.

"Eventi shkoi pa probleme, pavarësisht temperaturave të ngrohta. Tavolina e futbollit ishte shumë mbresëlënëse nga afër, pasi shtrihej në më shumë se një bllok qyteti", tha gjyqtari i Rekordeve Botërore Guinness, Michael Empric.

Rekordi i mëparshëm prej 497 metrash dhe 8.4 inçësh u vendos në Turqi në vitin 2023.

Zyrtarët e Teremana thanë se tavolina do të ndahet në tavolina futbolli me madhësi standarde, dhe do t'u dhurohet qendrave rekreative në të gjithë vendin. /Telegrafi/