LAJMI I FUNDIT:

Tradhtuar edhe nga reperët

Nga të gjitha zhanret e artit muzikor muzika RAP dhe Hip Hop kanë gjetur shtrirjen dhe pranimin më të lehtë tek të rinjtë dhe adoleshentët duke prekur kështu shpirtin e problemeve tyre. E identifikuar si muzika e rinisë, ajo tani ka filluar të bëhet muzikë e fëmijëve të vegjël dhe nga muzika e rrugëve dhe protestës në muzikë të moteleve dhe të kënaqjes së egos personale madje të vet reperëve.

Lindja e Rap-it është e lidhur me emigrimin e emigrantëve me ngjyrë nga lindja në vendet e ndryshme të perëndimit. Këta emigrantë duke qenë në kulm të padrejtësive nga padronët e tyre të bardhë, nëpërmjet rep-it shprehnin revoltën e tyre të kulturuar. Kryesisht në qendër të kritikave të rep-it ishin racizmi shumë i theksuar i perëndimorëve dhe padrejtësitë shoqërore ku qytetarët me ngjyrë llogariteshin për skllevër dhe bënin punë të skllevërve. Rap dhe hip hop këtë rolë të shoqërisë civile si kritikues i dukurive negative, si shprehje e revoltës e ka pasur gjithnjë, por kurrë një herë pa humbur edhe vlerat artistike të shprehjes.

Në dekadën e fundit dhe veçanërisht në dekadën e fundit rap është vënë në qendër të kritikave dhe nga një kritikues i dukurive negative ai u bë vet një dukuri negative. Debatet për devijimin e rep-in nuk janë edhe të rralla, por me që forma e devijuar dhe jo artistike e rep-it është përhapur aq shumë, kritikët ndihen të pa fuqishëm për të debatuar edhe më për të.


Edhe vendi ynë dhe sidomos Kosova që njihej për një rep më të zhvilluar, as edhe kjo nuk ka mbetur jashtë këtij devijimi dhe kritikave. Sot ne vuajmë nga qindra padrejtësi shoqërore, politike, ekonomike. Padrejtësi nga arena ndërkombëtare, padrejtësi edhe nga vet njerëzit e kombit tonë. Dhunë, vuajtje, padrejtësi ngado. Por rap artistët tanë si duket janë hutuar keq. Sikur janë mashtruar ashtu siç mashtrohen fëmijët e vegjël dhe egoistët, përndryshe si mund të rrinë indiferent ndaj këtyre dukurive negative, e në anën tjetër këndojnë të tilla këngë me të cilat fitojnë antipatinë tonë si ish “big fan” të tyre .

Temat kryesore në këngët e rep-it të sotëm janë kryesisht rreth kënaqjes së epsheve të tyre, marketingut banal dhe tepër të theksuar të vetës dhe më e keqja që shquhen për një gjuhë tepër të ndytë të llojit të vet. Këta rep artist të sotëm nuk përfaqësojnë aspak rininë tonë. Nuk është ideali i rinisë sonë vetëm ‘seksi’. Larg nga rastet e izoluara që mund të thoshim se përfaqëson kjo muzikë, ne kemi një rini krejt ndryshe, e interesuar për shkencë, për ngritje intelektuale dhe akademike, shumë ambicioze për sukses.

Pastaj fakti që gjithnjë lavdërojnë vetveten ka filluar të shihet si diçka e tepërt. Diku më shumë për humor se sa për fakt është thënë se “mallit të keq i bëhet reklamë, përndryshe nuk shitet”, ndoshta më shumë se kurrë në rastin e rep artistëve kjo thënie qëndron.

Përdorimi i fjalëve të ndyta nga rep artistët shpesh herë është justifikuar me të se shumica e të rinjve i përdorin këto fjalë. Në fakt një pohim i tillë është i paqëndrueshëm, jo që nuk i përdorin, por shumë nga fjalët, të rinjtë dhe të vegjlit po i mësojnë nga reperët e tanishëm.
Madje pikërisht këtu qëndron ajo teza që përmenda në fillim se dikur ishte muzikë e rinisë tani e të fëmijëve. Shumë të miturit, i dëgjojnë rep këngët vetëm për shkak të fjalëve të ndyta që artikulohen aty, duke menduar se duke dëgjuar këto këngë ata tashmë janë më të rritur dhe më të fort. Në një far mënyre mundohen të identifikohen me rap këngët, për tu treguar ashtu çfarë nuk janë.

Ky problem i repit të sotëm është më shumë se problem i artit muzikor sa është problem i etikës njerëzore, psikologjisë, sociologjisë e të tjerëve faktor. Vërtet Rep dhe Hip Hop me simpatinë që kanë pasur mund të kthehen në faktor shumë dobiprurës për shoqërinë dhe jo vetëm të reperëve. Duke iu kthyer edhe një herë origjinës, duke pasur guximin tamam ashtu si i ka hije një reperi duke mos u marrë me njëri tjetrin siç edhe e kanë bërë zakon, por duke kritikuar dukurit negative prej të cilave vlojmë, mezi marrim frymë.

Në trend

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori