LAJMI I FUNDIT:

Tottenham – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Tottenham – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Spurs në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, ku dy humbjet e fundit ishin turpëruese nga Leicester City dhe Liverpooli, kështu që pret t’i kthehet fitores.


Në anën tjetër, vendasit e Nuno Espirito Santo vijnë nga një humbje minimale pas dy fitoreve radhazi dhe gjithashtu presin t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave në ekip.

Te vendasit, sulmit i prijnë Harry Kane dhe Heung-min Son, ndërsa te mysafirët nuk mungojnë yjet si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes.

Soksjaer ka befasuar duke vendosur një formacion me tre qendërmbrojtës.

Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Davies; Skipp, Hojbjerg, Lo Celso; Lucas Moura, Son; Kane

Man Utd: De Gea; Lindelof, Maguire, Varane; Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Shaw; Bruno Fernandes; Cavani, Ronaldo; 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori