LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Qytetarët mund të ndjehen të sigurt në natën e Vitit të Ri, policia është e pranishme dhe e ndjek situatën

Toshkovski: Qytetarët mund të ndjehen të sigurt në natën e Vitit të Ri, policia është e pranishme dhe e ndjek situatën

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sonte ka mbajtur takim pune me kryesinë e SPB Shkup dhe ka vizituar disa nga policët në terren të cilët në prag të festës së Vitit të Ri janë të ngarkuar të kujdesen për gjendjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Mirënjohje e madhe për policinë, për çdo polic i cili aktualisht nuk është me familjen në shtëpinë e tij, por është në terren në mesin e qytetarëve të Maqedonisë në vendet ku festohet nata e ndërrimit të viteve. Përveç policëve nga të gjithë sektorët të cilët janë në terren, kemi edhe policë nga policia e komunikacionit si në kuadër të SPB Shkup ashtu edhe në kuadër të të gjitha Departamenteve të tjera të Punëve të Brendshme në Maqedoni”.

“Ne jemi të pranishëm dhe në kontroll, do të jemi vigjilentë si polic dhe shfrytëzoj rastin që t’u dërgoj një apel të gjithë qytetarëve tanë, veçanërisht atyre që do të festojnë dhe do të konsumojnë alkool këtë mbrëmje, të mos drejtojnë automjete, që të mos përdoren mjete piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime”, theksoi ministri Toshkovski.


Toshkovski theksoi se qytetarët e Maqedonisë mund të ndihen të sigurt dhe u uroi të gjithëve që këtë natë ta kalojnë në një atmosferë të këndshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori