LAJMI I FUNDIT:

Torta më e madhe me djathë në botë

Torta më e madhe me djathë në botë

Pastiçierët meksikanë kanë përgatitur për 60 orë tortën me djathë të ëmbël (cheesecake) me peshë prej dy tonësh, e cila ka hyrë në Librin e rekordeve Guinnness, kanë njoftuar agjencitë botërore.

Sipas pastiçierit kryesor Miguel Angel Quezada, tortën prej djathi me dredhëza në maje e kanë përgatitur 55 kolegë të tij.

Për tortën gjigante janë nevojitur 800 kilogram krem djathi, po aq jogurt, 350 kilogramë brumë, 250 kilogramë sheqer, 150 kilogramë gjalpë dhe 100 kilogramë dredhëza.

Torta diametër prej dy metrash e gjysmë dhe lartësi prej 55 centimetra.


Organizatorët e kësaj ngjarje ia kanë ndarë 20.000 copa të tortës banorëve të Meksiko Sitit, ku është përgatitur kjo ëmbëlsirë gjigante.