Kevin Hart i tregoi Traci Braxton se sa e dashur ishte pak para vdekjes ndërsa ajo po luftonte privatisht me kancerin.
Pasi u informua për shëndetin e Tracit, aktori 42-vjeçar ka regjistruar një video të veçantë për këngëtaren, e cila po i nënshtrohej privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut.
Në klipin e shpërndarë në Instagram nga motra e saj më e madhe, Toni Braxton, Hart i tha Tracit se mësoi se ajo ishte një fanse dhe i dërgoi disa fjalë të mira dhe lutej për shërim.
“Unë thjesht dua të gjej kohë për ta kthyer atë dashuri dhe t’ju them se jeni e dashur në këmbim të dashurisë që keni dhënë. Dua t’ju them se lutjet e mia janë me ju, dua t’ju them të jeni të fortë, dua t’ju them që të qëndroni pozitive”, tha aktori në video.
“Dhe unë dua t’ju them se keni një familje të mrekullueshme dhe një sistem mbështetës rreth jush që po bëjnë çmos për t’ju mbajtur pozitive, për t’ju ngritur në çdo mënyrë të mundshme, shpresoj që edhe kjo video ta bëjë këtë në një farë mënyre”, tha tutje ai, shkruan People.
Hart e mbylli mesazhin e tij të përzemërt duke thënë se po lutej për Tracin, duke shtuar: “Më e rëndësishmja, zemra ime po buzëqesh për shkak tëndin. Faleminderit shumë”.
View this post on Instagram
“Shumë njerëz nuk e dinin për sëmundjen të Traci, ajo preferoi ta mbante private, megjithatë falënderim të veçantë për Kevin Hart që gjeti kohën për t’i dërguar asaj dashuri dhe lutjet për shërim… ju ishit i preferuari i saj”, ka shkruar Toni në mbishkrimin e postimit të saj.
Traci ndërroi jetë të shtunën në moshën 50-vjeçare. Toni, 54 vjeçe, njoftoi lajmin për vdekjen e motrës së saj në një deklaratë të shpërndarë në Instagram gjatë fundjavës.
Bashkëshorti i Tracit, Kevin Surratt, konfirmoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë duke theksuar se ajo vdiq pas një lufte me kancerin gjatë gjithë vitit të kaluar.
“Kemi ardhur në një kohë kur duhet të informojmë publikun se pas një viti që i është nënshtruar privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut, e dashura jonë Traci Braxton ka shkuar drejt lavdisë”, tha Surratt.
Traci “ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë në momentin e vdekjes së saj”, tha një përfaqësues i Traci për People. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës