Avokati Tomë Gashi, në një konferencë për media së bashku me prindërit e Astrit Deharit, ka thënë se janë paraqitur disa persona që kanë informacione rreth vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Gashit deri më tani në zyrën e tij është paraqitur edhe një avokat i cili në ditën kritike ka qenë prezent në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Është një risi që persona të caktuar janë duke u lajmëruar në zyrën time për të dhënë informata shtesë për atë se çfarë ata dinë për vrasjen e Astrit Deharit. Deri më tani është lajmëruar edhe një avokat i cili në ditën kritike me 5 nëntor 2016 ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ai ka deklaruar po ka qenë i frikësuar se ka pasur gjëra jo të zakonshme… Kemi edhe një person tjetër që ka njohuri të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.
Avokati tutje ka shtuar se para dy jave është bërë një rikonstruktim i vendit të ngjarjes, aty ku është vra Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gashi ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër në Kosovë do të vijnë edhe ekspertët zviceran.
“Ne i besojmë ekspertizës së ekspertëve të mjekësisë ligjorë në Zvicër. Nesër dhe pasnesër ata do të jenë në Prishtinë dhe do të japin sqarime të nevojshme.
Ata në tërësi edhe në ekspertizat e shkruara që i kemi parë vitin e kaluar e kanë sqaruar se teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit është eliminuar krejtësisht dje është vërtetuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e Astrit Deharit”, shtoi Gashi.
Gashi theksoi se Prokuroria Speciale me qëllim është duke e zvarritur këtë rast, sepse sipas tij deri më tani nuk janë njoftuar se a kanë nxjerrë Prokuroria ndonjë vendim për zhvillim të hetimeve për zbulimin e vrasësve të Astrit Deharit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës