LAJMI I FUNDIT:

Tkurret ekonomia ruse

Tkurret ekonomia ruse

Ekonomia e Rusisë është tkurrur me 3.7 për qind në vitin 2015 dhe të dhënat tregojnë se rënia do të përkeqësohet edhe gjatë vitit në vijim.

Rusia po përpiqet të dalë nga recesioni në një kohë që çmimet e naftës, që përbëjnë eksportet kryesore, po vazhdojnë rënien dhe rreziqet gobale po intensifikohen. Tkurrja me 3.7 për qind ishte më mirë se pritshmëritë e Reuters për 3.8 për qind rënie.

Megjithatë, tregues të tjerë të publikuar nga shërbimi shtetëror i statistikave, sinjalizuan rënie të vazhdueshme dhe një përkeqësim, krahasuar me muajt e kaluar. Shitjet me pakicë ranë me 15.3 për qind me bazë vjetore gjatë muajit Dhjetor, krahasuar me 13.1 për qind në muajin Nëntor.


Investimet kapitale ranë me 8.7 për qind, krahasuar me 4.9 për qind rënie në Nëntor, duke përmbysur një tendencë pozitive gjatë fundit të 2015-ës. Analistët prisnin një rënie prej 5.1 për qind në dhjetor. Pagat reale ranë me 10 për qind, pak më mirë se 10.4 për qind rënie në muajin e kaluar, por gjithsesi poshtë parashikimeve prej 9 për qind.

Analistët thonë se të dhënat e dobëta të aktivitetin për Dhjetorin janë shqetësuese, duke treguar një përkeqësim në fund të tremujorit. Ata shtojnë se ndërsa më e keqja e krizës në Rusisë ka kaluar, ekonomia është ende tmerrësisht e dobët. Rënia e fundit në çmimet e naftës dhe në valutën vendase tregojnë se gjasat po rriten për një vit tjetër në recesion. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori