Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Qelqi”, me ç’rast janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas dhe janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, si dhe një armë pa leje tip “Shotgun “.
Personat e arrestuar janë: I. Z. 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, F. Z. 20 vjeç, banues në Tiranë, G. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, O. S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit Kanabis Sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit.
Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin shitjen e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar.
Sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 (pesë) thasë me forma dhe përmasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa, 1 armë e llojit “SHOTGUN”, 3 telefona celular, 1 palë pranga dhe 1 thikë
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë