LAJMI I FUNDIT:

Tingulli më i zhurmshëm i kitarës

Tingulli më i zhurmshëm i kitarës

Në New Plymouth drejtori i shkollës së rokut në bregun perëndimor Rim Tahu dhe nxënësi i tij 16-vjeçar Taylor Simpson kanë krijuar zhurmën 120 decibel duke luajtur në kitarë tingujt e këngës “Home Again”. Kjo konsiderohet si njëra nga zhurmat më të mëdha të prodhuara në dhomat e izoluara të shkollës.

Profesori i kitarës Rim Tahu dhe nxënësi i tij shpresojnë se ky tingull do të futet në Librin e Rekordeve Guinness. Tahu mendon se ky rekord ende nuk është provuar dhe tash është duke grumbulluar dokumentet e nevojshme për t’ia dërguar përfaqësuesve të rekordeve Guinness.

Edhe pse të dy profesori dhe nxënësi i tij kishin mbuluar veshët për tu mbrojtur nga zhurma, megjithatë ata patën pasoja për shkak të zhurmës së madhe. Ata thanë se i tërë trupi i tyre vibroi, që nuk është edhe çudi pasi 120 decibel krijon dhimbje në trupin e njeriut, ndërsa zhurmë të njëjtë mund të krijojë vuvuzela në një metër largësi. /Telegrafi/