LAJMI I FUNDIT:

Tinejxherja në shtrat me tigrin

Tinejxherja në shtrat me tigrin

Felicia Frisco nga Florida ka një rutinë të pazakontë. Kjo tinejxhere çdo natë e ndanë shtratin me tigrin shtatëmuajsh bengalez – Will.

Felicia ndanë shtratin me tigrin që prej lindjes së tij, ndërsa nuk e ka ndërmend të ndahet prej tij deri sa bisha ta mbushë motmotin.

“Lëshon shumë qime nëpër shtrat. I pëlqen ta përdheli. Të rrisësh një tigër është njëjtë si të rrisësh një qen. Pas një kohe gjithçka të duket normale”, tha Felicia. /Telegrafi/