LAJMI I FUNDIT:

Tifozja e “kallt”

Tifozja e “kallt”

Adhuruesit e futbollit amerikan në ndeshjen e Dallas Cowboys patën rastin të shohin më shumë se lojë. Një çift përpos se me lojën, po kënaqej edhe me njëri tjetrin derisa një shikues mbrapa po i incizonte.

Vajza bionde iu ul djaloshit në prehër dhe filloi ta puthte me pasion. Ata vazhduan të putheshin dhe ledhatoheshin për pak kohë. Vajza ishte eksituar aq shumë sa që në një moment hoqi edhe bluzën dhe tregoi sutienat e saj me lara tigri. Meshkujt në ulëset mbrapa filluan t’i lënë bakshish vajzës duke e lutur ta vazhdojë shfaqjen.

Shpejtë ajo u ul në vendin e vet dhe vazhdoi ta shikojë ndeshjen e qetë, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/