LAJMI I FUNDIT:

Tifozët sulmohen nga insektet

Tifozët sulmohen nga insektet

Tifozët të cilët mbajnë fanellat e reja të verdha të Norwich Cityt, sulmohen nga insektet.

Skuadra e Norwich Cityt gjithmonë është karakterizuar me fanellat me ngjyrë të verdhë, mirëpo këtë sezon fanellat e tyre janë paksa më të shndritshme, ndërsa insektet kanë qenë mjaft aktive gjatë ndeshjeve të tyre parasezonale.

The Telegraph njofton se ngjyra e këtyre fanellave reagon sikurse magnet për insektet, ndërsa për këtë kanë reaguar tifozët e klubit, të cilët kanë qenë shënjestër e sulmeve të insekteve.

Ndërkohë, eksperti i entomologjisë, Ian Bedford, ka thënë se në Anglinë lindore ka mjaft insekte të cilat joshen nga ngjyra e verdhë, duke qenë se kjo është shenjë për ushqimin e tyre. /Telegrafi/