LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kroatë sonte do të tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin

Tifozët kroatë sonte do të tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin

Mediat kroate raportojnë se tifozët kroatë planifikojnë të futen në fushë, sonte në ndeshjen e Koracës kundër Spanjës duke u thirrur në burimet e shërbimeve inteligjente kroate.

Mediat kroate thuhet se tifozët kroatë planifikojnë të futen në fushë nga minuta e 30-të me qellim që ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe ndeshja të ndërpritet.

E gjitha kjo situatat vjen në vazhdën e pakënaqësive që tifozët kroat kanë ndaj drejtuesve të Federatës Kroate.


Kundër Çekisë, tifozët kroatë arritën ta ndërpresin ndeshjen për disa minuta duke i detyruar autoritet që t’i nxjerrin jashtë.

Kroacia do të përballet me Spanjën në një ndeshje ku dy skuadrat kërkojnë pozitën e parë.