LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e gjuajnë gjyqtarin, ndërpritet ndeshja në Bundesliga

Tifozët e gjuajnë gjyqtarin, ndërpritet ndeshja në Bundesliga

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Ndeshja mes Bochum dhe Borussia Moenchegladbach është ndërprerë në minutën e 71-të, pranë rezultatit 0-2 për skuadrën mysafire.

Një tifoz i skuadrës vendase ka goditur gjyqtarin anësorë me një gotë të mbushur me birrë.


Menjëherë pas rastit të ndodhur, gjyqtari kryesor i ndeshjes Cortus i ka dhënë fund kësaj sfide.

“Një idiot hedh diçka në drejtim të fushës. Gjyqtari anësorë u godit. Loja është pezulluar. Lërini këto budallallëqe, thjesht nuk duhet të ndodhin në stadiume. Tepër budallaqe”, ka shkruar faqja e Bochum në Twitter.

“Ndeshja është ende e pezulluar. Ekipi i gjyqtarëve dhe të dyja skuadrat janë në dhomat e zhveshjes. Nuk kemi ende asnjë informacion nëse do të vazhdohet”, ka shkruar faqja zyrtare e Bochumit.

Mbetet të shihet nëse gjyqtarët do ta vazhdojnë takimin, apo do t’i japin fund atij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori