LAJMI I FUNDIT:

Thyhen rekordet e ‘hedhjes’ së birrës

Thyhen rekordet e ‘hedhjes’ së birrës

Një anglez nga Suffolku ka thyer një ‘het-trik’ rekordesh të hedhjes dhe kapjes së gotave me birrë.

45-vjeçari Dean Gould hodhi dhe kapi më se 35 gota me birrë me dy gishtat e tij përderisa i ishin mbuluar sytë, një shifër që është dyfishi i rekordit të mëhershëm prej 16.

Ai gjithashtu vendosi rekordin e shpejtësisë së hedhjes, pasi që bëri 800 hedhje të suksesshme për 41.06 sekonda, njofton Telegraph.

Rekordi i tretë ka të bëjë me kapjen e 108 gotave të cilat binin nga bërryli i tij, duke mposhtur kështu rekordin e kaluar prej 107 kapjeve.


“Ishte e mrekullueshme t’i thyeja këto rekorde dhe ishte vërtet një ngjarje e mirë. Ishte një atmosferë e mrekullueshme në kafene dhe njerëzit u kënaqën”, theksoi Dean Gould, njeriu që ka tashmë 13 rekorde të regjistruara në librin Guiness. /Telegrafi/