LAJMI I FUNDIT:

Thyen shtëpinë për t’u pastruar dhe përgatitur darkën

Thyen shtëpinë për t’u pastruar dhe përgatitur darkën

Një hajn i pazakonshëm ka kryer një vepër të pazakonshme të hajnisë. Në vend të një plaçkitjeje të shpejtë të gjësendeve me vlerë - siç e do rendi në situata të tilla - ky hajn në shtëpinë e thyer është pastruar, qethur, ka përgatitur darkë dhe është ulur para televizorit, por “fatkeqësisht” pronari i shtëpisë ishte kthyer para kohe.

Personi në fjalë është nga Pennsylvania – ndërsa në procesin gjyqësor është thënë se ai kishte depërtuar me dhunë brenda një shtëpie, ku është pastruar, qethur, pastaj kishte pjekur një pulë për darkë, si dhe ishte ulur të shikonte televizion, para se të kapej nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Easton – ndërsa personi në fjalë është dënuar me kusht dhe me një shumë prej 15.000 dollarësh. /Telegrafi/