LAJMI I FUNDIT:

Thyen rekordin në domino-efektin me shtroja

Thyen rekordin në domino-efektin me shtroja

“Jogi-domino” është loja e cila u bë atraksion i vërtetë para disa viteve. Tashmë janë regjistruar disa rekorde në domino-efektin e këtyre shtrojave për gjumë, ndërsa rekordin e ri e kanë vendosur punëtorët e kompanisë “Palantine Beds” në Newcastle.

Pas katër muajsh planifikim punëtorët e “Palantines Beds” arritën ta thyejnë rekordin. Në hapësirën e madhe ata vendosën 400 shtroja, u mbështetën për to, ndërsa më pas njëri pas tjetrit u rrëzuan në dhomë përreth tyre.

“Nuk na janë përgjigjur disa veta, kështu që garën e kemi improvizuar pak. Ai që rrëzohej menjëherë ngrihej për ta zënë vendin tjetër, por kjo e bëri garën edhe më interesant”, tha menaxheri i shitjes i kësaj kompanie, Andrew Waters, duke shtuar se shpreson që rekordi i tyre të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness. /Telegrafi/