LAJMI I FUNDIT:

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë.

Bëhet e ditur se dëbimi i tij vjen pas komenteve në rrjete sociale që konsideroheshin se kishin lavdëruar terrorizmin.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, tha se ai kishte nënshkruar një urdhër që ndalonte Omar bin Ladenin nga Franca, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Por, ministri nuk dha detaje rreth kohës së dëbimit apo se ku ishte dërguar Omar.

“Bin Laden, i cili ka jetuar në rajonin e Orne për disa vite, postoi në rrjetet e tij sociale komente që lavdëronin terrorizmin”, tha Retailleau.

“Ndalimi administrativ siguron që ai nuk mund të kthehet në Francë për asnjë arsye”, shtoi ai.

Sipas gazetës Le Publicateur Libre, bin Laden tërhoqi vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2011. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori