LAJMI I FUNDIT:

Thoshin se do ta pushtojnë Ukrainën për tre ditë, analisti i televizionit që financohet nga Kremlini citon snajperistin rus: Po avancojmë nga tre centimetra në ditë

Thoshin se do ta pushtojnë Ukrainën për tre ditë, analisti i televizionit që financohet nga Kremlini citon snajperistin rus: Po avancojmë nga tre centimetra në ditë

Me urdhrin e presidentit Vladimir Putin, ushtria ruse kishte filluar pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt – duke menduar se do të arrijnë ta marrin plotësisht nën kontroll për tri ditë.

Një gjë e tillë lëre që nuk ndodhi, por rusët tani po tërhiqen nga shumë rajone që i mbanin nën kontroll nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.

Në fillim përmes televizioneve propaganduese që kontrollohen nga Kremlini, mundoheshin ta paraqisnin luftën si fitore të Moskës, e me kalimin e kohës kjo retorikë filloi paksa të zbutet.


Megjithatë nuk e pranon publikisht se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha, duke u dëshmuar se Kievi është “arrë e fortë” për ushtrinë e Putinit.

E tani të njëjta mediat pothuajse në mënyrë indirekte, po e pranojnë se janë duke pësuar debakël pothuajse në çdo rajon të Ukrainës, ku forcat ruse po pësojnë humbje si në makineri luftarake ashtu dhe në njerëz.

Në një debat televiziv në televizionin publik që kontrollohet nga Kremlini, panelistët cituan një snajperist rus që operon në Ukrainë nga fillimi i luftës, i cili u ka thënë haptazi se nuk ka avancim.

“Ne jemi duke avancuar vetëm tre centimetra në ditë”, tha njëri prej panelistëve të ftuar në debatin televiziv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai

Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai "preferon të fitojë zgjedhjet në SHBA" nxit reagimin nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Kalo në kategori