Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë rrëfimin e saj të jetës para “Vëllait të Madh”
Në linjën e jetës, Xheneta ka folur me plot emocione për jetën e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, që nuk ka qenë fare e lehtë për të.
Ajo ka rrëfyer se në fëmijërinë e saj nuk ka pasur shumë momente të bukura, derisa braktisjen e nënës së saj thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë ajo dhe vëllau i saj.

“Kur i shihja fëmijët e tjerë, thosha pse nuk mund të jem edhe unë njësoj”, u shpreh ajo mes lotëve.
Tutje ajo tregon se në moshën kur i ka pasur 5 vjet, babai i saj është martuar, njerka nuk e ka ditur që ata janë fëmijët e babait të saj, por fëmijët e hallës.
“Momentet më të bukura të fëmijërisë kanë qenë vetëm kur ajo (gruaj e babait) ka qenë në Kosovë”, tha tutje Xheneta.
“Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah, por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fortë dhe shembull sikurse Sabria. Nuk e di qysh mundet me qenë një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo.
Tutje ka folur edhe për gjyshën e saj, e cila kishte ndërruar jetë gjatë kohës së pandemisë, e që Xheneta thotë se e ka përjetuar shumë rëndë.
Xheneta foli edhe për takimin e parë me nënën e saj, e për të cilin tha se ishte e gjitha pa ndjenja.
“U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita shumë, e thosha është ajo ëndrra ime që më ka munguar gjithmonë, po realizohet por nuk ishte ashtu… Në ato momente kuptova që ajo as fëmijëve të vet nuk i ka treguar që ne ekzistojmë. Na tha se ka menduar që ne kemi vdekur”, tha ajo.
Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin.
Ajo tha se pas një kohë i njëjti ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike.
E njëjta tregoi para “Vëllait të Madh” edhe për një rast ku kishte tentuar vetëvrasjen.
“Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës sonë ai nisi të dalë me vajza të tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babain dhe Sabrinë dhe u thashë unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe veten sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje ka qenë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç”, tha mes lotëve Xheneta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania