Jehon Gorani nga Kosova, i cili qe shumë vjet jeton dhe vepron në Belgjikë, ka pranuar dy thirrje telefonike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë të dhënat e tij që të verifikohet si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt.
Pasi ka aplikuar për votim me postë më 16 janar dhe më 22 janar kishte marrë konfirmimin automatik se aplikacioni i është pranuar, ai është telefonuar.
“Telefonatën e parë e kam marrë një ditë më vonë, të shtunën paradite me ç’rast personi në lidhje i verifikoi të dhënat e mia. Po të njëjtën ditë, disa orë më vonë, prapë më marrin nga KQZ-ja për të njëjtën gjë, do të thotë verifikimin e shënimeve. Ju bëra me dije se tashmë kisha biseduar me zyrtarët e KQZ-së të cilët ma kanë konfirmuar se janë verifikuar shënimet e mia, për çfarë zyrtari i KQZ-së nuk e kishte idenë, por sidoqoftë prapë i dhashë të njëjtat të dhëna”, tregon Gorani.
Telefonatat si duket nuk kanë mjaftuar, pasi ai është kontaktuar përsëri.
“Të nesërmen, të dielën, prapë marrë e-mail nga KQZ-ja ku më thuhet se kërkesa ime është pranuar dhe se do më kontaktojë KQZ-ja për verifikimin e të dhënave. Sipas kësaj i bie se unë ende nuk jam e regjistrin e votuesve nga jashtë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Pse tri telefonata?
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, nuk jep ndonjë përgjigje se pse ka ndodhur diçka e tillë.
Ai thotë se kontaktimi i aplikuesve përmes telefonit do të ndahet në tri faza dhe se aplikuesit thirren për herën e dytë vetëm në rast që nuk përgjigjen në telefonatën e parë, edhe pse ne rastin e Jehon Goranit ka ndodhur e kundërta.
“Aktualisht shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara. Vetëm pas përfundimit të të gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, në fund do të kemi një raport të detajuar ku do ta dimë saktë se sa është numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit dhe se sa prej do të regjistrohen suksesshëm, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore”, thotë Elezi.
Elezi thotë se telefonatat po bëhen me qëllim të zbatimit të vendimit për verifikimin e aplikuesve të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
“Të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar më 2 shkurt. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, thotë Elezi.
Telefonatat nga Kosova konsiderohen ‘sulme’ në Norvegji
Më 20 janar, gazeta norvegjeze Aftenpoften raportoi se kompania norvegjeze e telekomunikimit, Telenor, ka konfirmuar se më shumë se 200,000 përdorues të telefonisë mobile në Norvegji janë telefonuar nga Kosova në ditët e fundit.
Kjo ndodhi vetëm pak ditë pas u regjistrua një rast i ngjashëm, në të cilin mashtruesit keqpërdorën numrat e telefonit të Koresë së Veriut.
Thorbjorn Busch, specialist për siguri në Telenor, thotë se dy “sulmet e fundit me numra nga Koreja e Veriut dhe Kosova ishin të mëdha”.
Derisa nga sulmet e tilla sipas tij, mashtruesit mund të arrinin një fitim prej rreth 500,000 kronave norvegjeze.
Regjistrimi për votim jashtë Kosovës ka filluar më 13 janar dhe do të zgjatë deri më 21 janar.
Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800,000 qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Më shumë se 35,000 qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, ishin regjistruar si votues nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në tetor 2019./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi