Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se marrëdhënia e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është e vështirë. Ai theksoi se është e nevojshme të mbahen të gjitha kanalet e komunikimit të hapura.
“Dialogu është ai që pengon shumë gjëra të shëmtuara që mund të kenë ndodhur mes dy vendeve tona. Nuk ndjej ndonjë kënaqësi në këtë kontakt. Të dy e dimë nga jemi, por nuk është pengesë të punojmë paqësisht”, tha ai.
I pyetur nëse ka biseduar me Vuçiq edhe për ngjarjet 20 vjet më parë, presidenti Thaçi u përgjigj: “Ai humbi, unë fitova, por nuk dua ta ngarkoj diskutimin me të kaluarën”.
Thaçi në një intervistë për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’, mohoi pohimet lidhur me një marrëveshje të mundshme me Beogradin në qershor në Uashington.
“Këto nuk janë të vërteta, por unë do të bëj çmos për të nënshkruar një marrëveshje të tillë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Thaçi.
Ai thotë se BE-ja nuk ka qenë kurrë në gjendje t’i rregullojë gjërat vet dhe sot është edhe më pak e aftë për një gjë të tillë, transmeton KP.
I pyetur nëse i kanë të gjitha shpresat vetëm në SHBA, presidenti Thaçi tha se SHBA ka rëndësi në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ai theksoi se marrëveshja nuk ka alternativë dhe se është e mundur që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë paqe siç kanë bërë dikur Gjermania dhe Franca.
I pyetur nëse ai kishte mbështetje në Kosovë për kompromis me Beogradin, presidenti Thaçi tha se më shumë se 70 për qind e popullatës mbështet dialogun.
Ai tha se po përpiqej të arrinte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se aktualisht nuk ka asnjë dokument mbi ndryshimin e kufijve apo hartave.
Sipas tij, çështja e ndryshimit të kufirit si një zgjidhje është një temë që është e ekzagjeruar në media.
Përndryshe, Thaçi tha në intervistën për “Süddeutsche Zeitung”, se më 24 mars 1999 ishte në male, “në kufirin e Shqipërisë dhe Kosovës”, dhe se ai ishte njoftuar nga NATO se bombardimi do të fillonte atë ditë.
Sa i përket akuzave për kinse krime lufte, Thaçi vuri në dukje se këto pretendime monstruoze u ndërtuan në Serbi dhe se është gati, nëse ftohet, të deklarohet në lidhje me këtë në Hagë, pasi është e rëndësishme që e vërteta të dalë në dritë.
Ai shtoi se tejkalimi i së kaluarës është i rëndësishëm dhe se është i bindur se tani është momenti i duhur për paqe.
“Për herë të parë në Serbi ne kemi një partner, i cili është i gatshëm të ulet dhe të flasë për të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës. Pas shumë vitesh neglizhimi, tani kemi shumë vëmendje nga BE dhe SHBA. Nëse e lëshojmë këtë, paraqitet rreziku që të humbim dekada”, ka thënë presidenti Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe