LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Sulmi me vezë ndaj Hotit, i papranueshëm dhe i dënueshëm

Thaçi: Sulmi me vezë ndaj Hotit, i papranueshëm dhe i dënueshëm

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi e ka quajt veprim të papranueshëm, të cilën nuk duhet arsyetuar në asnjë mënyrë.

“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar Thaçi.


Ndërkaq, sulmi ndaj Hotit erdhi pas deklarimeve të fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-në dhe BE-në”.

Kurti për sulmin me vezë ndaj Hotit: Veprimet e tilla nuk e shqetësojnë qeverinë, kërkoj nga opozita bashkëpunim që ta mbrojmë shtetin e kombin
Lexo po ashtu Kurti për sulmin me vezë ndaj Hotit: Veprimet e tilla nuk e shqetësojnë qeverinë, kërkoj nga opozita bashkëpunim që ta mbrojmë shtetin e kombin

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se veprimet e tilla nuk e shqetësojnë qeverinë.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.

Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës

Kurti ka kërkuar ndaj opozitës të jetë bashkëpunuese që të luftohet krimi dhe korrupsioni për të mirën e vendit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë nisur hetimet.

“Me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dalë në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë për Bajram Krasniqi, zëdhënës në PK. /Telegrafi/