Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si Hoti është sulmuar me vezë nga persona të panjohur, derisa ishte duke ecur në rrugën prapa ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, i shoqëruar nga tre persona tjerë.

“Taksën s’ban me hjek. Taksën s’ban me hjekë”, dëgjohet të thotë personi, që mbase ka hedhur vezët në drejtim të Hotit, përcjell Telegrafi.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë zëvendëskryeministrin Hoti lidhur me këtë rast, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Paralajmërimin e Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet ndaj Serbisë, po e kundërshton AAK, e cila ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit/Telegrafi/