LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Së shpejti grup punues për themelimin e Asociacionit, por pa Beogradin

Thaçi: Së shpejti grup punues për themelimin e Asociacionit, por pa Beogradin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se autoritetet e Kosovës në ditët në vazhdim do ta formojnë grupin punues, i cili do të punojë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Agjencia e lajmeve serbe Tanjug raporton se presidenti i Kosovës nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjen se kush do të jetë në atë grup punues, por ka thënë se nuk do të ketë përfaqësues të Serbisë.

“Respektoj interesin legjitim të Serbisë për popullin serb që jeton në Kosovë, por Kosova është e pavarur”, ka thënë Thaçi.


Ai gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë pa pushtet ekzekutiv dhe kjo do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, ligjeve të Kosovës dhe vendimit ë Gjykatës Kushtetuese. /KosovaPress/