Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se shoqëria kosovare nuk mund të ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i të kaluarës.
Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, kreu i shtetit theksoi se është e nevojshme gatishmëria e të gjithëve për të punuar së bashku për këtë nismë shumë të rëndësishme për Kosovën, për shoqërinë kosovare dhe për të ardhmen e saj.
Presidenti Thaçi tha se kanë ngritur institucione e infrastrukturë të mirë dhe pothuajse kanë zhdukur gjurmët fizike të luftës, por dhembja për humbjet e shkaktuara, për më të dashurit tanë që janë vrarë apo zhdukur nuk janë zhdukur.
Ndërsa, duke elaboruar idenë e Komisionit, presidenti Thaçi theksoi se synimi i parë i këtij komisioni do të jetë e vërteta.
Sipas tij, ky forum do të krijojë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm të hapur në mes komuniteteve në Kosovë dhe nuk do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që duhet të sjellë pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të personave të pagjetur e ka quajtur idenë e komisionit të qëlluar duke shprehur besimin se do të shërohen plagët e tyre.
Ai tha se komisioni do të ketë sukses nëse politikanët e kanë seriozisht dhe nëse nuk e kanë për t’i mashtruar.
Homologu i tij, përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve serbë, Milorad Trifunovic, ka thënë se është dashur të ngritet shumë më herët një komision i tillë, porse kurrë nuk është vonë që të diskutohet që të kemi një pajtim.
Por pati edhe të tillë që e kundërshtuan emrin e komisionit. Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala tha se titulli i komisionit është refuzues, meqë pajtimi vjen vetvetiu.
Kurse, Rron Gjinovci nga shoqëria civile e quajti të mrekullueshme iniciativën e kreut të shtetit.
Në këtë takim, po ashtu u shtruan shumë ide se si duhet të funksionoj komisioni.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës theksoi se duhet të mendojnë se çfarë baze ligjore duhet të ketë ky komision.
Sipas saj, ky mekanizëm nxjerr edhe emocione, sfida sepse nuk është e lehtë të ballafaqohen me plagë të luftës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?