Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel, pasi nëse do të ketë marrëveshje Kuvendi është institucioni që duhet ta ratifikoj.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këto komente i bëri gjatë raportimit në Qeveri lidhur me takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndërsa tha se pret konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror për këtë fazë përfundimtare të dialogut.
“Gjatë javës së ardhshme pres që me bartësit e institucioneve dhe liderët opozitar të ulemi për të konkretizuar themelimin e Ekipit negociator të Kosovës për negociata dhe të Ekipit strategjik, por edhe të komisioneve të përbashkëta që do të punojnë për çështje që do të hapen në këto takime”, tha presidenti.
Thaçi kërkoi nga spektri politik i Kosovës që të bëhen pjesë e delegacionit të Kosovës.
“Ky do të ishte veprim i duhur dhe më racional, i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës. Gjithçka tjetër, të gjitha kritikat e pabaza, e të pamatura tregojnë shenja lodhjeje e mungesë të përgjegjësisë e guximit”, tha Thaçi.
Presidenti tha se dialogu me Serbinë si gjithmonë do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“…Ky proces mbështetet nga aleati ynë SHBA-të, të cilat gjatë çdo raundi të bisedimeve kanë përfaqësuesin e tyre në Bruksel. Kështu ka qenë edhe kësaj here. Unë kam zhvilluar dy takime të rregullta me përfaqësues të SHBA-së, para takimit në Bruksel”, ka thënë Thaçi.
Presidenti tha se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë transparent. “Informimi im duhet të kuptohet si përkushtim që të jetë transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve të Kosovës. Kjo do ta shoqëroj këtë proces deri në fund pasi e kemi obligim nga qytetarët tanë”, tha tutje Thaçi.
Ai tha se në takimin me përfaqësuesen Mogherini e kanë bërë të qartë se Kosova është e interesuar për marrëveshje përfundimtare obliguese dhe ligjore me Serbinë.
“Marrëveshja duhet të jetë e balancuar dhe obliguese për palët e përfshira në bisedime dhe ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke. E bëmë të qartë po ashtu se Kosova ka përmbushur 95 kritere për liberalizimin e vizave. Koha e fundit të që institucionet e Bashkimit Evropian të marrin vendimin për liberalizimin e vizave”, tha ai.
Presidenti i vendit tha po ashtu se e kanë bërë të qartë se Kosova ka shterur kompromiset e veta që janë konkretizuar me planin e Ahtisaarit, rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.
“Hapësira për kompromise shtesë nga ana e Kosovës është shumë minimale”, tha presidenti.
Kreu i shtetit tha se takimi i parë natyrshëm ka përfunduar pa asnjë marrëveshje dhe është naive të pritet të ketë marrëveshje të shpejtë. Ai tha se janë pajtuar që të mos rriten tensionet ndërshtetërore, të ruhet paqja dhe stabiliteti.
Thaçi po ashtu tha se nëse e refuzojnë dialogu, atëherë Kosova akuzohet për dështim të procesit.
“Duhet të punojmë me vendosmëri dhe të gjejmë guximin për marrëveshje me Serbinë”, shtoi presidenti.
Ai tha se pret konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror për këtë fazë përfundimtare të dialogut.
“Gjatë javës së ardhshme pres që me bartësit e institucioneve dhe liderët opozitar të ulemi për të konkretizuar themelimin e Ekipit negociator të Kosovës për negociata dhe të Ekipit strategjik, por edhe të komisioneve të përbashkëta që do të punojnë për çështje që do të hapen në këto takime”, tha presidenti.
Thaçi njoftoi se takimi i radhës me palën serbe në Bruksel pritet të ndodh në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës