LAJMI I FUNDIT:

Thaçi propozoi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë: Çfarë thotë Kushtetuta për gjendjen e jashtëzakonshme?

Thaçi propozoi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë: Çfarë thotë Kushtetuta për gjendjen e jashtëzakonshme?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sonte se do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e COVID 19.

Propozimi i Thaçit vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili mbajti sonte një takim në orët e mbrëmjes.

“Do t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, që përfshinë edhe mobilizimin e tërësishëm dhe maksimal të FSK-së në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së koronavirusit”, tha Presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi


Thaçi tha se gjatë ditës së nesërme do të bëhet e ditur nëse ky propozim do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Çfarë thotë Kushtetuta për gjendjen e jashtëzakonshme?

Kushtetuta e Kosovës, përcakton se “nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me Kryeministrin, mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 131 me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti i vendit shpallë menjëherë një dekret, i cili përcakton natyrën e gjendjes së emergjencës dhe çfarëdo kufizimi mbi të drejtat dhe liritë.

Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

“Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin e tij me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt”, thuhet në Kushtetutë.

Akti më i lartë juridik i vendit thotë se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Sa i përket kohëzgjatjes, Kushtetuta përcakton se gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh.

“Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej tridhjetë (30) ditësh, por jo më shumë se për nëntëdhjetë (90) ditë shtesë gjithsej”, thuhet në paragafin 5 të nenit 131 të Kushtetutës.

Por, paragrafi 6 i po të njejtit nen, thotë se “kur Presidenti konstaton se rreziku ndaj Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori