LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson

Thaçi priti në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan, Ronald Johnson, me të cilin ka bashkëbiseduar për shumë tema që përbëjnë interes për dy shtetet.

Presidenti Thaçi ka falënderuar senatorin amerikan për mbështetjen që po i jep Kosovës administrata e presidentit Trump në rrugën e saj drejt integrimit në struktura euroatlantike.

“Mbështetja amerikane është përcaktuese për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurimin e rrugës euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit”, ka theksuar presidenti Thaçi.


Presidenti ka njoftuar senatorin amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e transformimit të FSK-së dhe për sfidat që e presin qeverinë e re të Kosovës në jetësimin e prioriteteve strategjike, duke theksuar se institucionet e reja duhet të themelohen sa më shpejt.

Nga ana tjetër, senatori amerikan, Ronald Johnson, ka siguruar presidentin Thaçi se administrata e presidentit Trump do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe do të mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori