LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Thaçi përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u sulmuan Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon, duke thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se ndanë dhimbjen me popullin amerikan, teksa falënderoi ata për mbështetjen që i dhanë Kosovës në kohë të vështira.

“Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan. Populli i Kosovës ?? dhe populli amerikan ?? janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne”, shkruan ndër të tjera Thaçi.


Postimi i plotë:

Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, ku nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës. Por, po ashtu, kujtojmë edhe heroizmin e udhëtarëve në aeroplanin e United Airlines, që parandaluan një goditje tjetër terroriste duke sakrifikuar jetën e tyre me rrëzimin e këtij aeroplani në shtetin e Pensilvanisë. Në kundërpërgjigje ndaj këtyre akteve terroriste, nën udhëheqjen e SHBA-së më pas u krijua fronti global kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku kontribut të madh ka dhënë edhe shteti ynë.

Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan.

Populli i Kosovës ?? dhe populli amerikan ?? janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori