LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përfundon të gjitha trajtimet, mjekët thonë se është shëruar plotësisht

Thaçi përfundon të gjitha trajtimet, mjekët thonë se është shëruar plotësisht

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar sot trajtimin pas ndërhyrjes endo-urologjike që kishte më 23 prill 2020 dhe sipas konstatimit të mjekëve Presidenti është shëruar plotësisht.

Presidenti Thaçi shpreh mirënjohjen më të thellë për mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe.

Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhet se Thaçi ka falënderuar personalisht ekipin e urologëve Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Ardit Kryeziu, infermierët Arsim Menxhiqi, Shpresa Makolli, Havushe Konshevci, Dardan Imeri, Feim Buqaj, Xhemile Dalipi dhe Petrit Gashi, ekipin e anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu dhe infermierin Qerim Biba; si dhe ekipin e radiologëve Dr. Bujar Gjikolli dhe infermieri Alban Mustafa dhe Lorik Rrustemaj.


“Jam krenar me profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që kam gjetur te i gjithë stafi këtu në SHSKUK”, është shprehur presidenti Thaçi.

Mjekët kanë konstatuar se presidenti Thaçi gëzon shëndet të mirë e të plotë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori