Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për vizitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi ka theksuar se çdo vizitë nga ndërkombëtarët do t’i përgjigjet si president i vendit. Ai madje shtoi se ndërkombëtarët duhet ta trajtojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.
“Për vizitën e z.Lajçak ende zyrtarisht nuk jam i informuar. Do të shohim agjendën të cilën do ta ketë ai dhe natyrisht do t’i përgjigjem si president i vendit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë që merren me çështjen e dialogut duhet ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran dhe çdo qasje tjetër është e dështuar”, tha Thaçi.
Ai shtoi se kanë besim të plotë në qasjen e SHBA-ve dhe se lidershipi i presidentit Trump dhe energjia e ambasadorit Grenell do të jenë efektive dhe do të shënojnë rezultate konkrete, shkruan Telegrafi.
Presidenti theksoi se tani nuk është koha për matje të pulseve.
“Nuk është koha për matje të pulseve apo trajtime seminarike të çështjes së Kosovës për njohje reciproke por është koha për vendimmarrje historike që sjell rezultat konkret”, tha Thaçi.
I pyetur se kush do të udhëheq me dialogun, presidenti theksoi se këtë proces do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve.
“Do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve, ne nuk jemi në garë më njëri-tjetrin. Gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutë është e pastër si loti, në këtë drejtim ne duhet ta plotësojmë njëri-tjetrin. Unë e mirëpres vendimin e z.Hoti për largimin e pengesave për vazhdim të dialogut dhe tani më Prishtina nuk është pengesë. Kosova duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet çdo thirrje nga ana e SHBA-së”, tha Thaçi.
Thaçi tha se do ta mirëpret çdo thirrje për unitet politik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos