LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nuk tregon se a do të japë dorëheqje nëse akuzohet nga Specialja

Thaçi nuk tregon se a do të japë dorëheqje nëse akuzohet nga Specialja

Presidenti Hashim Thaçi, nuk është deklaruar nëse zotimi i tij se nuk do të ketë vend në institucione për zyrtarë të akuzuar, vlen edhe për të.

Thaçi për herë të dytë e ka dhënë një premtim të tillë prej se ka marrë detyrën e presidentit.

“Persona me dosje kriminale e njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo në agjenci”, ka thënë ndër tjera presidenti i Kosovës në ceremoninë e organizuar për 8 vjetorin e Kushtetutës gjatë kësaj jave.


Në kabinetin e tij nuk janë përgjigjur nga e marta në pyetjet e Insajderit nëse Thaçi do të japë dorëheqje nëse akuzohet për krime lufte apo krime tjera që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Thaçi është nën hetime nga Task Forca Speciale si “kreu i një grupi kriminal” i identifikuar si “Grupi i Drenicës”.

Zyra për media nuk ka folur prej të martës rreth kësaj çështje.

Presidenti i vendit ndërkohë ka folur edhe për ndryshime në Kodin Penal të Kosovës. Ka thënë se është formuar një ekip ekspertësh vendës e ndërkombëtarë.

“Në kuadër të kompetencave që unë kam si president i vendit në të ardhmen e afërt do të fillojë ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, me gjithë se është më i miri në rajon, por kemi vërejtur disa boshllëqe që janë të nevojshme të eliminohen apo disa vrima të cilat janë të nevojshme të plotësohen me disa propozime shtesë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Do të ulemi të diskutojmë dhe do të propozojmë me gjithë skenën politike që në mënyrë të përshpejtuar të ndodhin ato ndryshime në mënyrë që edhe sistemi i drejtësisë të jetë më efektiv. Që ta plotësojnë njëra tjetrën edhe sistemi prokurorial edhe ai gjyqësor por edhe shtëpitë korrektuese”.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori