Presidenti i vendit Hashim Thaçi vlerëson se iniciativa e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk i dëmton marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, presidenti i Kosovës tha se nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit duhet të merren seriozisht.
Thaçi përsëriti se vendimet e Parlamentit do t’i respektojë me përpikëri.
“Askënd nuk e inkurajoj, por me vendosmëri e nënshkruaj do vendim të Kuvendit të Kosovës. Sikur kjo iniciativë të ishte joligjore dhe kundër drejtësisë, do të isha i pari që do ta refuzoja. Në vitin 2015 më kanë akuzuar që po inicioj themelimin, tash flasin për gjëra tjera, nuk më intereson bota spekulative. Unë qëndroj prapa respektimit të plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës dhe garant i funksionimit demokratik dhe normal, por edhe kontribuues i unitetit politik”.
Sipas tij, iniciativa e deputetëve nuk është përpjekje për shfuqizimin e Speciales, por një alternativë që mundëson trajtimin e të gjitha krimeve në Kosovë.
Tregoi edhe nëse frikësohet nga Specialja.
“Unë nuk kam parë përpjekje të askujt për ta zhbërë Gjykatën Speciale. Ndërsa, sa i përket gjërave që ju i ngritni, nuk besoj që i di askush në Kosovë. Në asnjë rrethanë nuk i frikësohem Gjykatës Speciale. Dinjitetin dhe krenarinë e luftës sime prej pushkës së parë kundër Serbisë deri në bërjen e Kosovës së lirë dhe të pavarur, nuk ka proces që mund ta lëndojë dhe mund ta cenojë”.
Duke folur për Demarkacionin, Presidenti Thaci tha se gjatë muajit janar do të diskutohet në nivel politik e institucional, në mënyrë që të përmbyllet ky proces.
“Nëse kjo nuk do të ndodhë gjatë muajit janar, atëherë raporti i Presidentit Juncker do të jetë aspak i pëlqyeshëm për qytetarët e Kosovës, që nënkupton vazhdim i izolimit të padrejtë të qytetarëve nga Bashkimi Europian”.
Sipas tij, marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit, e arritur më 2015, është e qartë, por duhet të shikohen mundësitë e integrimit të ndonjë ideje eventuale.
“Marrëveshja e gushtit është e qartë, e saktë, e pranueshme nga Bashkësia Ndërkombëtare, por ne duhet të shikojmë të gjitha mundësitë e integrimit të ndonjë ideje, apo mundësie alternative që mund të dalë prej njerëzve”.
Marrëveshja, vazhdoi Thaçi, nuk mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi që nuk pranon Mali i Zi.
Thaçi, më tutje, theksoi se pret nga Serbia që ta njohë Kosovën, ndryshe dialogu në Bruksel nuk ka kuptim. Bisedimet, në një format tjetër, la të kuptohet se do t’i drejtojë ai, duke thënë se me politike e jashtme të Kosovës, sipas Kushtetutës, udhëheq Presidenti./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lwz4vAoM5vo&feature=youtu.be
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet