LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Budapest, takoi krerët e shtetit dhe nënshkroi marrëveshje ekonomike me Hungarinë

Thaçi në Budapest, takoi krerët e shtetit dhe nënshkroi marrëveshje ekonomike me Hungarinë

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Hungari.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit të gjithëmbarshëm ndërshtetëror, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në vazhdimin e mbështetjes së shtetit hungarez dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.


“Thaçi dhe Szijjártó nënshkruan marrëveshjen për zhvillim ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi dhe sekretari hungarez i Shtetit për zhvillim ekonomik, János Fónagy, nënshkruan edhe marrëveshjen për transport rrugor të udhëtarëve dhe mallrave”.

Bëhet e ditur se ditën e parë të vizitës zyrtare në Hungari, zëvendëskryeministri Thaçi do ta përmbyll me një ligjëratë publike, të titulluar “Jetësimi i perspektivës euroatlantike të Kosovës”, të organizuar nga Instituti për Punë të Jashtme i Hungarisë.

Ndërsa, nesër, Thaçi do të pritet edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orbán, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral.

Thaçi do të përmbyll vizitën e tij zyrtare në Hungari me një takim bilateral edhe me kryetarin e parlamentit hungarez, László Kövér. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori