LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur të mbajë një konferencë për media për të raportuar rreth vizitës së tij në Uashington.

Pasi ka marrë përgjigjen nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani se kërkesa e tij për seanca do të shqyrtohet pas 9 marsit, Thaçi ka vendosur të mbajë sot një konferencë për media.

Presidenti ka thënë se askush nuk është pronar i Kuvendit dhe kërkesa e tij për seancë është bërë në mënyrë që të raportojë për vizitën e tij në Uashington.


Osmani i përgjigjet Thaçit: Kërkesa për seancë duhet të bëhet disa ditë më herët
Lexo po ashtu Osmani i përgjigjet Thaçit: Kërkesa për seancë duhet të bëhet disa ditë më herët

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në shkresë zyrtare dërguar Thaçit theksoi se kërkesa duhet të dorëzohet disa ditë më herët në mënyrë që Kuvendi të ketë kohë për të organizuar seancën.

Osmani në letrën e saj drejtuar Thaçit thotë se kërkesa e presidentit për adresim para deputetëve do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas 9 marsit.

“Për më tepër ju njoftoj se Kuvendi i Kosovës si shumica e deputetëve do të jenë të angazhuar në aktivitetet e organizuara për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori